• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Speca në Kos dhe Hudhër

...

Kontributor
LV
0
 

Speca në Kos dhe Hudhër Për Një Drekë Të Lehtë​



specat1-750x500.jpg

Receta e specave bëhet edhe më e shijshme kur përgatitet me kos të bërë në shtëpi. Foto: Flickr




Përbërësit
Për 4 persona rekomandohen:
7-8 speca jeshile dhe të kuqe
2-3 thelpinj hudhër (sasia e hudhrave sipas dëshirës)
800-1000 gramë kos
Vaj ulliri
Kripë
piper të zi
piper i kuq (sipas dëshirës)
Majdanoz ose Koper (sipas dëshirës)


Përgatitja
Qëroni hudhrat dhe pritini hollë.

Shtypini me një lugë dhe spërkatini me pak kripë.

Në këtë mënyrë hudhra do të ketë mundësi të çlirojë alicininë, substancën e famshme mirëbërëse.
Ndërkohë lajini specat me ujë të bollshëm.

Më pas pritini specat në feta të holla për së gjati ose në rradhë të vegjël sipas dëshirës.
Specat mund t’i skuqni në tigan ose nëse në furrë.

Varianti më i shijshëm është t’i skuqni në tigan deri sa të marrin një nuancë të artë që anon tek kafja.
Hidhini një e nga një në një enë të madhe.

Në një enë tjetër përzieni kosin, hudhrat, vajin e ullirit, kripën dhe piperin.

Përzierja duhet të bëhet mirë që shija të jetë e njëtrajtshme dhe gjithëpërfshirëse.

Masa e kosit duhet të jetë e trashë dhe jo shumë e lëngshme si taratori.

Hidheni atë sipër specave të skuqura dhe vendosini në frigorifer për një orë ose më pak, sipër spërkatini sipas preferencës me pak piper të kuq.

/AgroWeb.org
 
Back
Lartë