• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

SMS-ja e parë në botë (1992) del në ankand

...

Kontributor
LV
0
 

SMS-ja e parë në botë (1992) del në ankand​


Zxz 12 679x420

lg.php


Del në ankand, si NFT (pronësi për një kopje unike – shën. i përkth.) sms-ja e parë në histori.


Ajo u transmetua nga Vodafone më 3 dhjetor 1992, përmes rrjetit të kompanisë dhe u prit nga Richard Jarvis, punonjës i kompanisë, gjatë një feste Krishtlindjesh.

SMS-ja përmbante vetëm 14 shkronja “Merry Christmas” (nga anglishtja ”Gëzuar Krishtlindjet”).
Kjo sms po del në ankand nga agjencia franceze ”Aguttes”.
lg.php

Blerësi do të jetë në gjendje të paguajë shumën përmes ”Ethereum”, një prej kriptomonedhave më të njohura, së bashku me ”Bitcoin”.

Ankandi do të zhvillohet më 21 dhjetor dhe Vodafone do t’ia dhurojë të ardhurat nga shitja UNHCR-së, Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

“Libri i parë i printuar, telefonata e parë, emaili i parë: të gjitha këto shpikje kanë ndryshuar jetën tonë dhe komunikimin tonë në botë. Ky mesazh i parë me tekst i marrë në vitin 1992 është një dëshmi historike e përparimit njerëzor dhe teknologjik. Ai transmetoi një mesazh gëzimi, ‘Gëzuar Krishtlindjet”, tha Maximilien Aguttes, kreu i shtëpisë së ankandeve.


"Balkanweb"
 
Back
Lartë