Këto vendime janë mbështetur edhe nga UEFA, që ndihmoi në zbardhjen e provave përkrah autoriteteve greke, transmeton Shqip.
“Autoritetet greke filluan hetimin pasi UEFA u dorëzoi një listë prej 41 ndeshjesh të dyshimta në kampionatin vendas. Këto ndeshje u identifikuan nëpërmjet sistemit BFDS, në bashkëpunim me kompaninë Sportradar.
Në fillimin e hetimeve, UEFA bashkëpunoi me Prokurorinë e Greqisë ndërsa duket qartësisht se bashkëpunimi dypalësh për të identifikuar dhe përndjekur sjelljet kriminale, është thelbësore për çështje të tilla.
Përveç bashkëpunimit direkt me forcat policore dhe prokurorinë, UEFA punon gjithashtu me EUROPOL ashtu si edhe autoritete të tjera kombëtare për të nxjerrë kriminelët para ligjit, duke i lejuar UEFA-s që të ndërmarrë masa disiplinore në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase”, – shkruhet në qëndrimin e UEFA-s.