• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Skandal me fotot dhe videot private në Instagram e Facebook

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
99f35bf093ca9e2a6767c59c8b693fc9566a51fe.jpg_1200x630-600x315.jpg



Fotografitë dhe videot e postuara në llogari private të Instagram-it dhe Facebook- ut nuk janë vërtet aq private sa mund të duken, përkundrazi janë tejmase të aksesueshme dhe të thjeshta për t’u shkarkuar dhe më pas publikuar nga miqtë dhe followers-at.

E gjitha kjo përmes një procedure fare pak minutëshe! Skemës në fjalë, e cila funksionon edhe me Story-t e Instagram-it i nevojitet vetëm një browser dhe HTML. Fill pas kësaj,e gjitha realizohet falë vetëm disa klikimeve. Një përdorues mjafton thjesht dhe vetëm të inspektojë imazhet dhe videot e ngarkuara në faqe dhe më pas të marrë prej aty URL-në e burimit. Kjo URL tanimë puiblike, mund të ndahet me njerëz, të cilët nuk janë të loguar në Instagram ose nuk e ndjekin llogarinë private.


Falë disa eksperimenteve të bëra nga BuzzFeed’s Tech + News Working Group, JPEGs dhe MP4s, u vu re se të dhënat private në të vërtetë ishin lehtësisht të cënueshme. E thënë shkurt, ndonëse një llogari private ndalon qasjen e personave të palejuar për të qenë pjesë e saj, rregulli në dukje strikt është tepër i thjeshtë për t’u thyer.

E njëta gjë vlen edhe për imazhe ose video në Instagram, që pas 24 orëbe janë fshirë. Duket se URL-ja e tyre është e vlefshme edhe për së paku dy ditë në vazhdim.

The post Skandal me fotot dhe videot private në Instagram e Facebook appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.
 
Back
Lartë