• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Si ta aplikoni kremin e diellit sipër grimit, sipas këshillave të profesionistes

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1720896045912.png

Një nga enigmat e fundit e bukurisë: si ta mbajmë lëkurën të mbrojtur nga rrezet e diellit ultraviolet, pa prishur grimin. Çfarë të bëni?

Përpara se të hiqni grimin, dijeni se nuk keni nevojë që ta bëni këtë për të mbrojtur lëkurën tuaj.


Sipas Erica Marie Gatt, estetiste në Los Angeles, shumë njerëz e shmangin kremin kundër diellit për fytyrën nga frika se mos prishin grimin. Por, kjo mund të çojë në djegie nga dielli dhe rritje të rrezikut për kancer të lëkurës apo hiperpegmentim, ndaj nëse doni disa këshilla sipas ekspertes, ja ku janë!


Përdorni SPF pluhur

Çfarë e mbron lëkurën tuaj, thith yndyrën e tepërt dhe funksionon në të gjitha llojet e fondatinës (përfshirë pluhurat dhe kremrat)? Pluhurat mineralë SPF! Duke përdorur këtë lloj mbrojtjeje, ju i keni bërë një shërbim të mirë lëkurës suaj, sidomos në verë, shkruan Pop Sugar.


785-0-668e90c233fa7.jpg


Rifreskojeni fytyrën me sprej SPF

Së pari, Gatt sugjeron aplikimin e kremit të diellit përpara çdo grimi si një shtresë bazë. Pas kësaj, spërkatjet me SPF janë një mënyrë e përshtatshme dhe e dobishme për funksionin mbrojtës të SPF-së. Ato janë një gjetje fantastike për gocat që kanë lëkurë të thatë, pasi mund ta freskojnë atë dhe të rregullojnë nivelet e lagështisë gjatë gjithë ditës. Nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe zgjidhni SPF në formë spreji, si fillim përdorni një pecetë të thatë për ta fshirë dhe më pas veproni me produktin.

Përdorni faktorë mbrojtës nga dielli

Faktori mbrojtës mund të aplikohet në pjesën e pasme të dorës dhe më pas të lyhet në lëkurë me gishta të pastër. Kjo metodë është ideale për ditët ose rastet pa fondatinë kur keni një nuancë të pastër lëkure, citon Anabel.


Provoni metodën e shtypjes

Nëse jeni duke kërkuar të përforconi efekti ne kremit mbrojtës kundër diellit, përdorni metodën e shtypjes. Aplikojeni kremin në lëkurë duke përdorur gishtat dhe duke e shtypur atë në lëkurë, për një përhapje për të mirë, por njëherësh për të mos lejuar edhe bllokimin e poreve. /Telegrafi/
 
Une personalisht perdor 2 shtresa, dmth:
Spf 50 si fillim dhe me pas daily cream me faktor dhe fondantine me te njejtin faktor!
Rekomandoj avene ( b -protect) fondantine super e lehte edhe te mbron nga rrezet e demshme te diellit :)
 
Po une qe sperdor fare asgje
Te keshilloj qe po! Nuk e di sa vjece je por mbas 25 do shohesh pasojat😅
Ndaj eshte ne rendesi perdorimi i spf ne fytyre :)
edhe ath kur ti sheh qe eshte kohe e vrenjtur duhet!
Une personalisht ne vere perdor spf 50 ne dimer spf 30
 
Te keshilloj qe po! Nuk e di sa vjece je por mbas 25 do shohesh pasojat😅
Ndaj eshte ne rendesi perdorimi i spf ne fytyre :)
edhe ath kur ti sheh qe eshte kohe e vrenjtur duhet!
Une personalisht ne vere perdor spf 50 ne dimer spf 30
Kam kohe qe e kam menduar ta ble po kam harruar,faleminderit😘
 
Back
Lartë