• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

SI sillen femrat dhe meshkujt kur jane te dashuruar ne baze te shenjes se tyre

Mashkulli i Peshores në dashuri

Mashkulli i kësaj shenje është shumë i kujdesshëm në raportet e dashurisë dhe di si të sillet me përkujdesje ndaj gruas që dashuron. I ndjeshëm dhe besnik, ndonjëherë mund të shndërrohet në një tip të paqëndrueshëm dhe jo besnik pa ndonjë arsye të dukshme ose në një tip të ftohtë në qoftë se partnerja e tij nuk e kupton ashtu sic e dëshiron ai. Dashuria për mashkullin e Peshores nënkupton emocione, emocione nga pikëpamja seksuale dhe intelektuale por sigurisht kurrë mërzi apo përsëritje të së njëjtës gjë. Mashkullli Peshore në dashuri ka tendencë të kalojë nga momentet e një entuziazmi të madh në momente indiference. Gjithçka e përjetuar si gjurmë e një pasigurie thelbësore. Magjepsës, di të shfrytëzojë mirë aftësitë e tij dhe i pëlqen të kalojë më shumë nga një flirt në tjetrin sesa të kushtohet tërësisht. I aftë për t’iu kushtuar dikujt por mund të bëhet i ftohtë nëqoftëse refuzohet dhe nuk kuptohet. Tek gruaja ai kërkon ëmblësi, ndjeshmëri, zgjuarsi dhe gatishmëri për të falur lajthitjet e tij. Edhe ai kërkon bukurinë, harmoninë por dhe afshin dhe mirëkuptimin. Nuk duhet harruar se mashkulli i Peshores edhe pse I dashuruar, mbetet gjithnjë pak egoist; ata kanë ama cilësinë për të kërkuar me lezet problemet jo të këndshme dhe të harrojnë tensionet. Dhe kjo është një ndihmë e madhe në jetën bashkëshortore.😊
 
Femra e Bricjapit në dashuri:
Femra e kësaj shenje është një partnere të cilën është shumë vështirë ta bësh për vete dhe rrjedhimisht ta kuptosh, meqënëse edhe në dashuri, ashtu si për nga natyra ajo është e heshtur dhe dyshuese. Femra e Bricjapit nuk është as sentimentale, as tepër e zjarrtë, por pasi merr vendim me kalimin e kohës ajo e rrit përkushtimin dhe besnikërinë për mashkullin që ka pranë. Ajo dëshiron të jetë optimiste (kur nuk është) dhe femër e shkëlqyer (deri në masën që dëshiron të jetë). Sidoqoftë femra e Bricjapit ka çastet e veta të një ëmbëlsie dhe pasioni të madh që i përjeton gjithmonë me njëfarë druajtje, por vetëm atëherë kur ndihet e sigurtë për vete dhe burrin e saj. Është xheloze dhe vazhdon t’i dramatizojë gjërat derisa të ndihet plotësisht e dashuruar nga partneri. Në rast se ka femër që e shtyrë nga dashuria, kërkon me çdo kusht të bëjë për vete mashkullin që e tërheq, kjo është femra e Bricjapit. Mbyllja në vetvete sigurisht nuk i lehtëson marrëdhëniet sentimentale, femra e Bricjapit prapëseprapë kërkon t’i fshehë ndjenjat e saj, duke përfshirë xhelozinë dhe ndjenjën për të sunduar të tjerët. Besnike, ndonëse jo fort e përzemërt, ka raste që përpara martesës ajo të mos jetë shumë e qëndrueshme në dashuri. Femra e Bricjapit është një partnere që nuk e konsideron dashurinë si pikën qëndrore të jetës dhe që rrjedhimisht do të parapëlqejë të jetojë duke vënë në punë më shumë arsyen dhe mendjen se sa pasionin. Kjo nuk do të thotë që heshtja e saj karakteristike, e zbavit dhe të mos harrojmë se druajtja sigurisht nuk është sinonim i ftohtësisë. Tek mashkulli ajo kërkon ekuilibër, e sidomos mbështetje, për të arritur atje ku do, si dhe kurajon për të zbuar tisin e lehtë të melankolisë që e pushton nganjëherë pa ndonjë shkak të dukshëm.
 
Back
Lartë