• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Si më sulmoi Erjon Braçe”; Rrëfimi i arbitrit të ndeshjes Partizani-Skënderbeu

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
Andi-Koci-foto-470x345-401x294.jpg
Superndeshja e javës së 30-të të Superligës mes Partizanit dhe Skënderbeut nuk kishte si të mbyllej pa polemika.

Këtë herë ishin më pak ato për gjyqtarin dhe gabimet e tij në pamje të parë, megjithatë sipas raportit të vëzhguesit dhe gjyqtarëve, në përfundimin e takimit, ata janë goditur me sende të forta nga tribuna VIP dhe po sipas relacionit të tyre, nga deputeti i partisë socialiste Erjon Braçe.

Ndonëse nuk dallohet momenti i parë, por vetëm çakmakët apo shishet, vetë gjyqtari i ndeshjes Andi Koci tregon për Top Channel çfarë ndodhi.

“Kur po i drejtoheshim dhomave të zhveshjes në pjesën e tunelit, isha i rrethuar nga rojet e sigurisë në atë moment, shikoj një objekt që mu tha që ishte një çakmak që hidhet nga tribuna.

Në momentin që futem në pjesën e tunelit më komunikohet nga asistentët, e më identifikohet me emrin e zotërisë në fjalë. Më vjen keq që problemet vijnë nga tribuna”, ka treguar Andi Koçi, arbitri i ndeshjes Partizani-Skënderbeu.

Sipas gjyqtarit Koci ndeshja nuk ka patur probleme madhore, por ajo që ka tensionuar më tepër situatën është humbja e ndeshjes dhe goli i pësuar në sekondat e fundit.

“Rastet i kam parë pas ndeshjes.
E bëj gjithmonë.

Mendoj se i kam zgjidhur në mënyrën e duhur. Nuk kanë pse të ankohet asnjë prej dy ekipeve.

Natyrisht që goli në minutën e fundit dhemb. Edhe mua po të më iki një penallti e padhënë në të 94-tën normale që dhemb”, shprehet ai.
 
Back
Lartë