• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në një xhami në Afganistan

...

Kontributor
LV
0
 

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në një xhami në Afganistan​


Screenshot 9

lg.php


Dega e grupit ekstremist, Shteti Islamik në Afganistan (IS-K), ka marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës në një xhami me shiitë në Kandahar, në jug në Afganistanit, gjatë lutjeve të së premtes. Grupi xhihadist ka thënë se dy sulmues vetëvrasës kanë kryer sulmet ndaras në dy pjesë të ndryshme në xhamisë, derisa besimtarët janë lutur brenda.

“Sulmuesi i parë e ka shpërthyer jelekun e tij në një korridor të xhamisë, derisa i dyti e ka shpërthyer jelekun në qendër të xhamisë”, ka thënë ky grup përmes një deklarate të publikuar në platformën Telegram. Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe 70 janë plagosur në sulmin e 15 tetorit, ka thënë shefi i inteligjencës së Kandaharit në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Sulmi ka ndodhur një javë pas një tjetër sulmi vdekjeprurës ndaj besimtarëve shiitë në një xhami në Kunduz. Edhe për atë sulm, përgjegjësinë e ka marrë IS-K. Zëdhënësi i talibanëve Bilal Karimi, ka thënë se janë duke u kryer hetime për sulmin e 15 tetorit. Talibanët kanë zvogëluar kërcënimin që vjen nga Shteti Islamik.

Mirëpo sulmet e vazhdueshme kanë vështirësuar synimet e talibanëve për paqe në Afganistan pas disa dekadave luftë.

lg.php






"Balkanweb"
 
Back
Lartë