Megjithëse vendimi ka hyrë në fuqi më 6 mars, vetëm sot u njoftua se shërbimet e Uber nuk do të ketë më në kryeqytetin sllovak, Bratisllavë.
Në janar, shoqata e shoferëve të takisve në Bratisllavë kishte ngritur padi, duke thënë se shoferët e Uber nuk plotësojnë kriteret e shoferëve profesionalë dhe se makinat e tyre nuk kanë kriteret e kërkuara të sigurisë.
Uber në Sllovaki nuk ka komentuar duke thënë se një gjë të tillë do të bëjë pasi të kenë marrë vendimin e gjykatës.