• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Shqiptarët braktisin vendin, mbyllen 16 shkolla në Fier, s’ka nxënës

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
IMG-20180904-WA0001-546x350.jpg
Rënia e ndjeshme e numrit të nxënësve po çon drejt bashkimit 16 shkolla 9 vjeçare në Bashkitë Fier e Roskovec. Drejtorja e Arsimit në Fier, Yllka Beci, thonë se ata janë në pritje të vendimit për bashkimin e shkollave më pak nxënës dhe klasa kolektive.

16 shkolla 9 vjeçare rrezikojnë të mbyllen në Bashkitë Fier e Roskovec për vitin e ri shkollor për shkak të rënies së ndjeshme të numrit të nxënësve.

Drejtorja e Drejtorisë Arsimore Fier, Yllka Beci, thotë se prej muajit maj Ministria e Arsimit ka nisur një studim për bashkimin e shkollave me numër të ulët nxënësish.

Në bashkinë e Roskovecit kemi në studim dhe planifikim por ende nuk kemi marrë konfirmim në dy shkolla të cilat janë shkolla me klasa kolektive ku punon një mësues me disa nxënës, kurse në bashkinë e Fierit kemi 14 shkolla të tjera që janë të përhapura në gjithë territorin e Fierit. Arsyeja dhe qëllim i i këtyre shkollave është një arsimim shumë cilësor i fëmijëve të cilët jetojnë në këto territore ku numri i nxënësve është shumë i vogël”, tha Beci per Ora News.

Emigracioni drejt vendeve të Bashkimit Europian por dhe lëvizja brenda vendit e familjeve janë arsyet kryesore që kanë redukturar ndjeshëm numrin e nxënësve në disa zona rurale të Fierit e Roskovecit, ku shkollat funksionin me klasa kolektive.

Yllka Beci: Çdo vit ka reduktim të numrit të nxënësve dhe arsyeja është emigrimi i fëmijëve, ku kemi bashkim familjar. Bashkimet familjare bëjnë të reduktohet numri i nxënësve.

Nxënësit e shkollave me numër më të vogël sipas parashikimit do ti bashkohen atyre të fshtrave të tjerë ku numri është më i lartë, me qëllim garantim e një procesi mësimor sa më të mirë.

Ndërkohë 7187 nxënës nga 18 kategori në Fier do të përfitojnë librat falas për vitin e ri shkollor mbi bazë të nismës së qeverisë.

The post Shqiptarët braktisin vendin, mbyllen 16 shkolla në Fier, s’ka nxënës appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë