• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Shpërthen” sulmuesi ! Joachim Low është një idiot!

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
kis-770x433.jpg
Stefan Kiessling ka kritikuar trajnerin e kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low.

Në vitin 2013, gjatë një bisede mes sulmuesit të Leverkusen dhe trajnerit të Gjermanisë, ky i fundit i kishte thënë: “Nuk përshtatesh me sistemin tim të lojës”.

Kiessling do të largohet nga futbolli në fund të këtij sezoni dhe ka zgjedhur që vetëm pak ditë para nisjes së Botërorit, të hapë një polemikë me Low.

trajneri-i-gjermanise-joachim-lo-300x225.jpg
“Është një idiot, sepse nuk e tha kurrë publikisht arsyen”, tha Kiessling për Low.

Sulmuesi i Leverkusen nuk u nominua më nga trajneri i Gjermanisë, pas Botërorit të 2010-ës.

Në vitin 2013, kur Kiessling u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesligës, shumë ekspertë të futbollit në Gjermani ishin të mendimit se ai duhet të ishte në kombëtare.

“Shumë njerëz donin që unë të isha në Kombëtare”, tha 34-vjeçari gjatë intervistës për “Deutschen Presse-Agentur”, duke vijuar: “Vetëm trajneri nuk donte. Nuk i kisha bërë asgjë të keqe, as trajnerit dhe as Gjermanisë”.

ki.jpg
A ka patur Low një problem me të? “Nuk duhet të më pyesni mua për këtë gjë. Unë nuk kisha probleme me të. Isha vetëm një peshk i vogël në Oqean”, shprehet i sigurt, Kiessling.

Por zërat pas Botërorit të 2010-ës thonë se Kiessling pati një debat me trajnerin Low. “Natyrisht që isha i pakënaqur, sepse më pëlqente të luaja më shumë. Por, nuk kam bërë kurrë polemika me trajnerin Low”, përfundoi Kiessling, që do ta mbyllë karrierën e tij si futbollist pas ndeshjes kundër Hannover këtë fundjavë./lajmifundit.al
 
Back
Lartë