• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Sheqeri dhe Hipertensioni !

Juno

Kontributor
LV
0
 
Sipas studimit me te fundit te bere nga Kansas University dhe i publikuar ne American Journal of Cardiology – eshte theksuar se perdorimi i sheqerit eshte nje faktor shume i rendesishem rrisku per ata qe vuajne nga tensioni i larte . Shume prej nesh e dime qe perdorimi i kripes rrit rrezikun per te semuret kardiovaskular , por ne fakt del qe perdorimi i isheqerit te jete me i rrezikshem se kripa .

Duke u nisur nga ky studim por edhe te tjere te bere me pare theksohet se sheqeri ka një lidhje shumë më të ngushtë me tensionin e lartë në krahasim me NaCl, pasi nëse konsumohet në sasi të mëdha ai mund të stimulojë një zonë të trurit e njohur si hipotalamusi që do të shkaktonte një rritje të rrahjeve të zemrës dhe të presionit të gjakut.

Mendohet qe si faktor i shtuar rrisku nga perdorimi i sheqerit te jene pijet me norme te larte sheqeri dhe gjithashtu edhe me gaz.

Pergjithesisht te semuret kardiovaskular tentojne te zvogelojne perdorimin e natriumit ( duke evituar kripen -NaCl ) por duke e mbushur kete mungese te saj me ushqime te perpunuara te cilat ne pergjithesi kane norme te larte sheqeri dhe yndyrnash . Ky veprim sjell nje reagim me negativ ne organizem sesa thjeshte perdorimi i kripes , pasi ne kete rast krahas hipertensionit mund te rrezikohemi edhe nga kolesteroli , diabeti , mbipesha etj .

Shkencetari qe u mor me studimin e rolit te sheqerit tek te semuret me hipertension zoti James Dinicolantonio thekson se :

Duke u mbeshtetur ne prova te gjata klinike te kryera ne nje numer te madh pacientesh verehet se sheqeri në krahasim me natriumin, lidhet më fort me tensionin e gjakut të njerëzve. Sheqeri mund të shkaktojë më shumë rreziqe kardiovaskulare, ndaj për ata të cilët vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, këshillohet që të eliminojnë sheqerin dhe jo kripën”.

Pacientet e diagnostikuar me hipertension jane te vetedijshem se ushqimi ka nje rol te rendesishem ne kurimin ose mbajtjen nen kontroll te hipertensionit.

Keshillohet qe djetat e tyre te pershtaten nga djetologet profesioniste te cilet duhet te kene edhe nje background mjekesor per te kuptuar me mire rendesine e nje djete te pershtatshme per te semuret e kesaj kategorie .Nje djete e pershtatshme eshte nje faktor mjaft pozitiv ne ecurine e te semureve qe vuajne nga hipertensioni te cilet mund te perfitojne nje kualitet jete me te mire .
 
Back
Lartë