• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Sfida me Skocinë, Panucci rikthen Ergys Kaçen

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
kombetarja-401x233.jpg
Kombëtarja shqiptare zhvilloi paraditen e kësaj të diele seance stërvitore dhe më pas udhëtoi drejt Glasgowt për të zhvilluar ndeshjen e radhës së Ligës së Kombeve atë ndaj Skocisë.

Për këtë përballje që do të luhet në ‘Hamden Park’, trajneri Christian Panucci e ka grupin të plotë përveç Eros Grezdës, i cili u largua nga grumbullimi i ekipit ditë më parë për shkak të problemeve fizike.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se trajneri Panucci ka rikthyer në skuadrën kombëtare Ergys Kaçen, i cili mësohet se e mori ftesën e teknikut italian ditën e shtunë për të qenë një alternativë më shumë në skuadër në këtë sfidë me britanikët e drejtuar nga Mcleish.

Kombëtarja shqiptare shkon në Glasgow si skuadra kryesuese e Gruopit 1 të Ligës C të Ligës së Kombeve pas 3 pikëve të marra në sfidën e së premtes me Izraelin. Në fushën e lojës do të vendosë drejtësinë arbitri Matej Jug.

The post Sfida me Skocinë, Panucci rikthen Ergys Kaçen appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë