• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Sarah Voss Kostumi i garimit të gjimnastes gjermane ‘shuplakë’ ndaj seksualizimit në sporte

...

Kontributor
LV
0
 

Sarah Voss Kostumi i garimit të gjimnastes gjermane ‘shuplakë’ ndaj seksualizimit në sporte​



kos-krkrk.png



Megjithse nuk ka shkelur asnjë rregull, kostumi sportiv i Sarah Voss që mbulonte tërë trupin e saj në kampionatin e gjimnastikës artistike në Zvicër, shkaktoi debat për prishje të zakoneve të eventit.

Deri tani vajzat e gratë mbulonin këmbët e tyre në kompeticione ndërkombëtare vetëm për arsye fetare.
Por gjermania Voss mori mbështetje nga federata e gjimnastikës së vendit të saj dhe tha se ishte krenare për vendimin.

“Ne shpresojmë që gjimnastet që nuk ndjehen mirë në kostume të pazakonta, të ndjehen të sigurta për të ndjekur shembullin tonë”, tha ajo.

Federata gjermane e gjimnastikës DTB tha se sportistët e saj po mbanin qëndrim kundër “seksualizimit në gjimnastikë”, duke thënë se kjo çështje është bërë akoma më e rëndësishme në parandalimin e abuzimeve seksuale.

Voss shpjegonte vendimin e saj në një intervistë me rrjetin vendas ZDF: “Ne gratë duan të ndjehemi mirë në lëkurën tonë. Në sportin e gjimnastikës po bëhet gjithnjë e më e vështirë të rritesh dhe të dalësh nga trupi i fëmijës. Kur isha e vogël kostumi i ngushtë nuk më dukej ndonjë gjë e madhe, por kur nisi puberteti nisa të ndjehesha gjithnjë e më shumë e parehatuar.”

Federta e gjermane dhe se shoqet e saj të skuadrës, Elisabeth Seitz e Kim Bui, do të konkurojnë edhe ato në kostumet që tashmë quhen “të pazakonta”.

Sipas rregullave ndërkombëtare të gjimnastikës konkurruesit lejohen të veshin kostum një-pjesësh, qoftë edhe me këmbë të mbuluar deri në kavilje, me kusht që të ketë dizajn elegant.
Elisabeth Seitz tha se të gjithë stërviteshin në veshje të plota trupore prandaj pyesnin përse nuk mund ta bëjnë atë edhe në konkurimin zyrtar.

Voss tha se ajo vetë nuk është abuzuar ndonjeherë seksualisht, por ajo dhe koleget e saj janë shembuj që ndiqen nga atletet e reja, prandaj dëshironin të inkurajonin që të gjithë të mbrojnë të drejtat e tyre.

Gjimnastja amerikane Simone Biles, e abuzuar nga doktori i sporteve, tashmë i burgosur Larry Nassar, tha javën e kaluar se po merr pjesë në Olimpiadën e Tokios për t’i dhënë një zë të mbijetuarave të abuzimit.


/BBC/
 
Back
Lartë