Tash e disa javë, emri i Sanchez lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’, me skuadrën e Inter që shihet si destinacion i mundshëm për lojtarin.
Që nga kalimi i tij nga Arsenal tek United, kiliani nuk arriti të gjente formën e tij më të lartë, dhe tani është drejt kalimit në Serie A.
Zërat për kalimin tek Inter rriten edhe më shumë pas veprimeve të fundit të lojtarit dhe fotografive të publikuara në rrjetin social ‘Instagram’.
Lojtari ofensiv ka publikuar një fotografi e cila përcillet me shkrimin: Ju uroj fat për pjesën e mbetur të sezonit, transmeton lajmi.net.
Sanchez pëlqehet shumë nga Antonio Conte. Më herët, nga United tek Inter ka kaluar edhe Romelu Lukaku. /Lajmi.net/
Shkruar nga: taulantg