• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Salah ndërpret agjërimin për finalen e Champions-it

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
salah-513x350.jpg
Futbollisti Mohamed Salah ka ndërprerë agjërimin për të qenë 100% në formë për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të Liverpulit, finalen e Champions League.

Sulmuesi i “The Reds”, i cili po mban Ramazan që nga 16 maji, ka vendosur që të kthehet në rutinën e zakonshme të tij në mënyrë që të mos ketë asnjë justifikim për përballjen ndaj Realit.

Sipas Rubén Pons, fizioterapistit spanjoll të Liverpulit, Salah agjëroi në grumbullimin në Marbella për këtë supersfidë, por në dy ditët përpara finales së Champions-it është vendosur një plan i ri për yllin e skuadrës angleze. “Të enjte, të premte dhe të shtunë nuk ka agjërim për sulmuesin”, tha fizioterapisti për një radio spanjolle.

Një ndërprerje e tillë e agjërimit është e lejueshme pasi Salah ka qenë në udhëtim. Ditët mund të zëvendësohen pas përfundimit të Muajit të Ramazanit.
 
Back
Lartë