• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Roboti i ri ‘tmerron’ me ngjashmërinë e tij me fytyrën njerëzore

...

Kontributor
LV
0
 

Roboti i ri ‘tmerron’ me ngjashmërinë e tij me fytyrën njerëzore​


ro.png


Se shpejti nuk do te dime me ke kemi te bejme, njeri apo robot humanoid

Një robot i ri humanoid duket se ka bërë hapa madhore për të kaluar ‘luginën e frikës’ duke u bërë gati i njëjtë me njeriun, teksa shfaq një seri shprehjesh njerëzore të fytyrës.

‘Ameca’ është roboti i krijuar nga grupi britanik Engineered Arts, i përshkruar si “roboti i përkryer humanoid për arritjen e ndërveprimit Njeri-robot.”

Në pamjet e mëposhtme shihen tiparet e frikshme të robotit-njeri në veprim, duke provuar se deklarata e kompanisë prodhuese nuk është shumë e ekzagjeruar.

Makineria në ngjyrë gri i ngjan shumë personazhit të filmit të vitit 2004 ‘Unë, Roboti,’ dhe ofron një rang të gjerë emocionesh njerëzore, të shoqëruara me lëvizje realiste të syve.

Në demonstrimin që duket si i para-programuar, Ameca fillimisht zgjohet, kontrollon krahët e veta me kuriozitet, dhe më pas bën një shprehje të çuditur të fytyrës, kur “vë re” se po filmohet nga të pranishmit.

Roboti “me emocione” tashmë mund të shitet ose të merret me qera.
Për momentin ai nuk është i lëvizshëm por krijuesit kanë në plan ta përmirësojnë duke premtuar se një ditë “Ameca do të bëjë gjithçka.”


as-1-1.png



‘Ameca’ është roboti i krijuar nga grupi britanik Engineered Arts, i përshkruar si “roboti i përkryer humanoid për arritjen e ndërveprimit Njeri-robot.”


Top Channel
 
Back
Lartë