Për të konfirmuar gjithçka ka menduar shefi ekzekutiv i Bayernit Karl Heinz Rummenigge i cili në një intervistë për mediat gjermane ka theksuar se Robben dhe Ribery janë dy lojtarë që i ka dhënë shumë skuadrës bavareze ndër vite duke e ndihmuar Bayernin të fitojë shumë trofe.
Falë formës së mirë që kanë treguar në këtë sezon, francezi dhe holandezi pritet të zgjasin marrëveshjet aktuale me Bayernin edhe për një tjetër sezon me Rummeniggen që ka shtuar se rinovimi i dy futbollistëve është fare pranë.