• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Refuzoi te kthehej ne Shqiperi,historia e Elona Shulit ne kampin Al-Hol.

Apache

I never lose. Either I win or I learn.
Nt2 V.I.P
LV
0
 
Kthimi nga kampi Al-Hol i 5 shqiptarëve, mes tyre 4 fëmijë dhe 1 grua, ngjalli shpresën e familjarëve që presin prej vitesh të ritakohen me të afërmit e tyre të bllokuar në Siri.

Por në kampin famëkeq Al-Hol mbizotëron frika dhe jo të gjithë i përgjigjen menjëherë thirrjeve për të dalë nga kampi. Gratë e bllokuara atje me fëmijët kanë frikë mos mashtrohen dhe më pas mund të keqtrajtohen pas daljes nga kampi.

I tillë është rasti i disa grave shqiptare të cilat janë fshehur kur agjentët e anti-terrorit kanë shkuar në kamp për t’i identifikuar dhe kthyer në Shqipëri. Njëra prej tyre quhet Elona Shuli.

Në një mesazh zanor dërguar tezes së saj në Shqipëri ajo trego frikën që është duke përjetuar dhe përse rrefuzon të kthehet.

“Teze, unë nuk dal tek ata se kam frikë se çfarë më bëjnë. E di teze, por ata më morën. Teze, a nuk i nis dot foton? Bashkë jemi, le të vijnë dhe të na kërkojnë. Siç kërkojnë Evën me foto, ashtu të më kërkojnë edhe mua”, thotë Elona.

Por kjo ka trishtuar gjyshërit e saj, Asije dhe Dylber Shuli në fshatin Zagorçan të Pogradecit.

Ata shpresojnë të takojnë 5 nipërit e tyre dhe nuk e pranojnë faktin se Elona rafuzon të kthehet pasi është radikalizuar.

Sipas tyre, ajo i ka thënë 3 ditë më parë, se do që të kthehet në shtëpi, por njëkohësisht ishte e tmerruar nga frika se ushtarët mund t’i bënin keq nëse dilnin.

Gjatë kohës që janë marrë disa prej fëmijëve shqiptarë në kamp, Elona me djalin dhe pjesën tjetër të familjes nuk janë gjetur në çadër.

Gjyshërit Shuli kanë 7 vjet që përpiqen t’i kthejnë në shtëpi dhe vazhdon t’i mbajë gjallë shpresa se shteti do t’i kthejë ata pranë tyre./ Opinion.al
 
Back
Lartë