• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Real Madrid del me deklaratë zyrtare për Neymar, befason me atë që thotë

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 


Real Madrid ka bërë një status sot ku ka mohuar zërat të cilat thonin se një emisar i klubit ka udhëtuar drejt Brazilit për të lidhur një marrëveshje me babain e Neymar, futbollistit që përgjatë gjithë vitit është folur se mund të kalojë në “Bernabeu”, sidomos tani që është larguar Ronaldo.

Ajo që bën më shumë përshtypje është se në deklaratën e klubit madrilen thuhet se ata ‘nuk kanë në plan të bëjnë një ofertë për lojtarin’.

“Duke marrë shkas nga informacionet kostante që lidhen me lojtarin e Paris SG, Neymar JR, me klubin tonë duam të sqarojmë se ne nuk kemi në plan të bëjmë ofertë për futbollistin.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të shkëlqyera kështu që nëse një ditë Real Madrid do të marrë në konsideratë një futbollist të Paris SG gjëja e parë që do të bëjë është të shkojë te ky klub.”

Një deklaratë që të paktën përkohësisht do të bëjë që të mos flitet për kalimin e Neymar te Real Madrid. Ndërkohë nuk mund të mohohet që ‘galaktikët’ janë në kërkim të zëvendësuesit te Ronaldos, por se kush do të jetë i përzgjedhuri ende nuk dihet.

The post Real Madrid del me deklaratë zyrtare për Neymar, befason me atë që thotë appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë