• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Rama mbyll fjalën në OKB me thënien e Nënë Terezës,

...

Kontributor
LV
0
 

Rama mbyll fjalën në OKB me thënien e Nënë Terezës, duartrokitet nga të gjithë: Të bëjmë gjëra të vogla, por me dashuri të madhe!​


Edi Rama3221

lg.php

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka mbyllur fjalën e tij në Asamblenë e OKB me thënien e të madhes Nënë Tereza, duke u duartrokitur nga gjithë të pranishmit.

Teksa foli për pranimin e emigrantëve afganë në Shqipëri, Rama u shpreh se “Ashtu si Nënë Tereza ka thënë ‘Edhe kur nuk bën dot gjëra të mëdha, bëj gjëra të vogla, por me dashuri të madhe’. Ne po bëjmë pjesën tonë”.

Më tej, kryeministri i Shqipëri deklaroi se “Tani dua të them dy fjalë për Afganistanin. Është detyra jonë të bëjmë diçka për të mos braktisur popullin afgan, që e gjen veten edhe njëherë në udhëkryq.

Ndërkohë që ngjarje dramatike zhvilloheshin para syve tanë, nuk mund të rrinim duarkryq. Bëmë atë që kemi bërë në momente të tjera kritike të historisë sonë, kur shpëtuam mijëra viktima të Holokaustit, apo kur mirëpritëm gjysmë milioni vëllezër e motra kosovarë, që i shpëtonin ferrit të spastrimit serb. Në këtë jetë ka një kohë kur merr, e një kohë kur jep”.
lg.php

(BalkanWeb)
 
Back
Lartë