• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pse nuk duhet të keni frikë, për të patur frikë?

U

Universal

Guest
Gjej qetësinë, merr frymë thellë. Mos u përpiq ta fshehësh emocionin. Përballu me të gradualisht



Frika është e natyrshme, një emocion që shfaqet në momentin që perceptojmë një rrezik që mund të jetë real ose imagjinar. Lind si një përgjigje e shpejtë para një kërcënimi dhe vjen nga truri ynë më primitiv, ai që merret me instiktet dhe me sistemin limbik që rregullon emocionet. Për njerëzit primitivë frika ishte një reagim që shërbente për t’i alarmuar përpara rreziqeve. Sot aktivizohet përpara situatave të përditshme që në realitet nuk janë kërcënime të vërteta, por imagjinare. Ashtu sikur nuk ka kufi për imagjinatën, nuk ka edhe për frikën, është diçka e krijuar nga ju.

Mund të çaktivizohet dhe të tejkalohet, por fillimisht duhet kuptuar. Kur diçka të frikëson energjia jote ndrydhet, të bën të ndihesh i vogël dhe vulnerabil. Ky proces sjell ankth, mendime dhe ide negative. Ndjesitë janë të ndryshme në çdo person dhe varen nga lloji, grada dhe intensiteti me të cilën përballeni. Megjithatë frika është ndjenja më e zakonshme që manifestohet së bashku me pasigurinë, nervozizmin, shqetësimin, stresin, ankthin, mosbesimin, dyshimin, ndrojtjen apo edhe panikun. Sipas kërkuesve janë neuronet ato që janë përgjegjëse në përcaktimin e asaj që të tremb ose jo. Amigdala është përgjegjëse për frikën. Ka shumë pak neurone në këtë zonë dhe sipas kërkimit duhet të ndodhë një si lloj votimi demokratik, ku shumica percepton diçka të rrezikshme që të prodhojë në organizëm një reaksion që më pas do të funksionojë si një instikt mbrojtës.



Një nga reaksionet më të zakonshme është hapja e syve, për shkak se mendja ndjen se ndodhet para një rreziku dhe përgjigjet duke zgjeruar fushën vizuale, ashtu edhe për atë dëgjimore. Ky është një mekanizëm mbrojtjeje. Drita në këtë rast luan një rol kryesor në modulimin e frikës dhe të ankthit. Kjo shpjegon se pse për ne njerëzit shumë nga frikët që na lindin që në fëmijëri lidhen me errësirën, kur kemi dritë itensiteti i ankthit dhe i stresit ulen.

Udhëzime:

Gjej qetësinë, merr frymë thellë. Mos u përpiq ta fshehësh emocionin. Përballu me të gradualisht. Merru me një aktivitet fizik. Shih anën pozitive, përdore adrenalinën si diçka që të shtyn. Shkruaj ndjenjën tënde në një letër dhe atë që të bën të pasigurt. Ki parasysh sinjalet që të lëshon trupi, instikti. Foli vetes, përballu me të dhe jepi forcë. Kërko një motiv, mendo atë që do fitosh duke u përballur me frikën.

Bota.al
 
Back
Lartë