• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Protesta në Greqi për çështjen e emrit “Maqedoni”

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
protesta-greqi.jpg
Qindra mijëra grekë protestuan të dielën në qytetin verior të Selanikut kundër përdorimit të fjalës “Maqedoni” në çdo zgjidhje mes Athinës dhe Shkupit mbi emrin e ish Republikës Jugosllave.

Greqia thotë se emri Maqedonia nënkupton një pretendim territorial mbi rajonin e vet verior me të njëjtin emër. Të dy vendet ranë dakord këtë muaj për të ripërtërirç përpjekjet për të zgjidhur e ngërçin e vjetër 25 vjeçar, i cili ka bllokuar përpjekjet e ish-Republikës Jugosllave për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s dhe Bashkimin Evropian.

Dëshmitarët të dielën thanë se rreth 300,000 njerëz u mblodhën në Selanik – qyteti më i madh në rajonin e Maqedonisë e Greqisë – shumë prej të cilëve kishin ardhur nga rajonet anembanë vendit. Ishte një nga protestat më të mëdha në Greqi vitet e fundit.

Protestuesit valvitën flamuj grekë, mbanin pankarta me mbishkrimin “Ka vetëm një Maqedoni dhe është Greke!” dhe brohorisnin kur një drejtues në miting kërkoi një referendum mbi emrin, ndërsa u mblodhën rreth statujës së Aleksandrit të Madh në qendër të qytetit dhe përgjatë shëtitores bregdetare dhe në port.

Deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjes, Athina ka rënë dakord që vendi të mund të referohet ndërkombëtarisht si ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, emër sipas të cilit u pranua në Kombet e Bashkuara më 1993. Të dy vendet thonë se shpresojnë të arrijnë një marrëveshje deri në qershor, por një sondazh javën e kaluar tregoi se shumica e grekëve nuk duan që “Maqedonia” të përdoret në ndonjë zgjidhje për emrin.
 
Back
Lartë