• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pronari i Napolit: Futbollisti shqiptar vlen 60 milionë euro

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
hysajjj-560x350.jpg
Futbollisti Elseid Hysajt vazhdon të mbetet një dilemë e madhe ne lidhje me te ardhmen. Emri i mbrojtësit shkodran po përmendet gjithnjë e më shumë në ambientet e Chelsea-t, teksa në krahun tjetër Napoli duket se po bën rezistencë për të mos humbur shërbimet e shqiptarit, madje vlerat e Hysajt janë aq të mëdha për klubin jugor sa presidenti De Laurentiis është gati t’i ofrojë një kontratë të re 24-vjeçarit.

Përtej këtyre raportimeve që vijnë nga mediat ndërkombëtare, mësohet se blutë e Londrës nuk e kanë fokusuar interesin e tyre thjesht në fjalë, por në fakte konkrete. Duke qenë se Hysaj është në krye të listës së dëshirave të teknikut të ardhshëm te klubit londinez, Maurizio Sarri, në dyert e Napolit është paraqitur një ofertë që kap shumën e 42 milionë eurove.

Oferta financiare është konsideruar si tepër e ulët nga ana e klubit jugor, duke i dhënë një sinjal të qartë Chelsea-t se për Hysajn nevojiten shumë më tepër, madje duke vendosur edhe një shifër fikse 60 milionë euro, në mënyrë që mbrojtësi kuqezi të lihet i lirë.

The post Pronari i Napolit: Futbollisti shqiptar vlen 60 milionë euro appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë