Bayern Munich është ballafaquar me një problem të pazakonshëm në stërvitjen para duelit me Werder Bremenin në Bundesligë.
James Rodriguez dhe Sebastian Rudy janë kacafytur në stërvitjen e fundit të skuadrës.
Një ndërhyrje e ashpër e ish yllit të Real Madridit ndaj Rudyt solli përplasjen mes tyre, përcjell “lajmi.net”.
Por, situata u qetësua pas ndërhyrjes së futbollistëve dhe stafit të ekipit bavarez. /Lajmi.net/
