• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Presidenca e Këshillit të Sigurimit/ Shqipëria e merr në 1 qershor, do ta mbajë 1 muaj

...

Kontributor
LV
0
 

Presidenca e Këshillit të Sigurimit/ Shqipëria e merr në 1 qershor, do ta mbajë 1 muaj​


11 qershori 2021 për Shqipërinë ishte një datë historike. Vendi ynë u pranua si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-s.

Një vit më pas, pikërisht në 1 Qershor 2022, për 30 ditë Shqipëria do të mbajë presidencën e Këshillit.

Në New York në marrjen e stafetës të drejtimit Këshillit të Sigurimit do të jetë kryeministri Edi Rama dhe ministria e punëve të jashtme Olta Xhacka.

Një tjetër datë historike për vendin tonë që në këto 12 muaj si anëtare e këshillit ka ngritur zërin e argumentit fuqishëm kundra brutaliteteve ruse në Ukrainë.

Paçka se një vend i vogël, Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah SHBA në udhëheqjen e këshillin me disa rezoluta për Ukrainën.

Ferit Hoxha ambasador i Shqipërisë në OKB tregon përgjegjësinë e madhe natyrshëm dhe privilegjin e marrjes të presidencës të Këshillit të Sigurimit nga vendi jonë.

Olta Xhaçka shefja e diplomacinë Shqiptare thotë se me marrjen e presidencës të këshillit Shqipëria do të jetë pararojë e përpjekjeve diplomatike për të izoluar Rusinë

Shqipëria u pranua anëtare e OKB në 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare në Këshillin e Sigurimit. Ky Këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dy vjeçar.


Top Channel
 
Back
Lartë