Mesfushori i Man Utd, Paul Pogba ka thënë se skuadra e tij dëshiron ta rivalizojë Man Cityn për kreun e tabelës në Premierligë.
“Ata janë lider, sigurisht se ne duam t’i arrijmë. Ishte mirë që u mposhtën nga Liverpool”, deklaroi Pogba për “Sky Sports News”.
Pogba u shpall futbollisti i ndeshjes në fitoren e Manchester United ndaj Stoke Cityt me rezultat 3:0. /Lajmi.net/