• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Poezi te ndryshme,pjese te shkeputura nga libra,caste vetmie...

Çdo natë, duke u kthyer nga jeta
para kësaj tavoline
marr një cigare
dhe tymos vetmitar shpirtin tim.

E ndjej që lëngon mes gishtash
dhe tretet përvëlues.
Më ngjitet para syve me vështirësi
në një tym fantazmë
dhe më mbështjell gjithçka
pak nga pak, nga ethe të lodhura.
Zhurmat dhe ngjyrat e jetës
nuk e prekin më:
vetëm në vetvete është krejt i tretur
me një ngopësi të trishtë
për ngjyra dhe zhurma.

Në dhomë është një dritë e dhunshme
por plot me gjysmëhije.
Jashtë, heshtja e përjetshme e natës.

Dhe megjithatë, në vetminë e ftohtë
shpirti im i lodhur
ka akoma kaq shumë forcë
që mblidhet në vete
dhe digjet nga një acarim i vrullshëm.

Më tkurret ndër duar,
pastaj, i shkatërruar, përzihet dhe shpërbëhet
në një mjegull të zbehtë
që nuk është më vetvetja
por përpëlitet tepër.

Kështu çdo natë, dhe nuk më vlen arratisja,
në një heshtje të lartë,
unë djeg vetmitar shpirtin tim.

Cesare Pavesa
 
E shkruara me ben mirë ... Dhe kur shkruaj diçka te trishtë...diçka qetesohet në mua ...

fd45f9ed320b7a4b89fcf6729e0308b6.jpg
 
Trokitjet nuk quhet të pavlera,
edhe nëse nuk hapet dera
Kur trokitësi është i denjë vërtet
edhe po s'pati hyrje, hapje bëhet vetë
Trokitjet kurrë s'të zhgënjejnë
sepse gjithmonë tingullin ta kthejnë
Nëse bëhesh i heshtur mjaftueshëm
Do ta ndiesh sa je i tingëllueshëm
Mos e lër derën e zemrës pa trokitje
Goditja e ngjashme nuk është përsëritje
Nëse në çdo çast zemra po troket
Hap' derën dhe shih në prag kush po pret
Nëse aq sa hapja, trokitjet kanë vlerë
Bëhu ti vetë pragu, aty ku ka derë
Disa të shkelin, ca të kapërcejnë
Sido që të jetë, s'mund të të mos ndiejnë
Qofsh i shkelur a i kapërcyer
Për çdo hyrje-dalje ti mbetesh i vyer
Ti je njëkohësisht, dera dhe trokitja
Kush dashuron tingujt, s'trembet nga goditja. ○

Fatmir Muja
 
Back
Lartë