Trajneri i Bayern Munchen e zëvendësoi dje sulmuesin polak në minutën e 77-të. Por, Lewandowski nuk e priti aspak mirë ndërrimin me Wagner.
Polaku u pa të ecte ngadalë drejt stolit, i dha dorën zv.trajnerit Peter Hermann dhe pa kthyer kokën nga Heynckes, ul i mërzitur në stolin e rezervave, pa përshëndetur trajnerin. U duk qartë që u mërzit!
Sulmuesi i Bayernit shënoi golin e dytë (2-1) në sfidën kundër Koln, por reagimi i tij ndaj trajnerit Heynckes është marrë si një shenjë e një raporti tashmë të përfunduar mes të dyve./lajmifundit.al
Ky është turp, pafytyrësi. Nëse shumë gjëra mund t'ja justifikosh e falësh, sidomos formën e dobët, kjo nuk meriton asnjë fjalë. Shpresoj që drejtuesit t'ja plotësojnë dëshirën për largim dhe ta çojnë sezonin tjetër në kategorinë e katërt me ekipin e dytë. Në hale vafshin ato para qe mund të marrim nga shitja e tij.
Gepostet von Une jam BAVAREZ am Samstag, 5. Mai 2018