• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pica me hudhra fut në konflikt taksistin me çiftin e klientëve, gruaja përfundon e plagosur

...

Kontributor
LV
0
 

Pica me hudhra fut në konflikt taksistin me çiftin e klientëve, gruaja përfundon e plagosur​



unnamed-1-24.jpg



Një mosmarrëveshje në lidhje me dy pica me hudhura përfundoi në konflikt fizik në qytetin perëndimor gjerman të Moenchengladbach.

Një 23-vjeçare dhe i dashuri i saj blenë dy pica me hudhra në orët e para të mëngjesit, pas një nate të kaluar jashtë, në Moenchengladbach.

Kur ata vendosën të shkonin në shtëpi, një shofer taksie fillimisht refuzoi t’i hipte në makinë për shkak të erës që mbanin picat, por më pas përfundimisht ra dakord.

Megjithatë, gjatë udhëtimit, taksisti ndalon makinën dhe i kërkon çiftit të dalin nga makina, pasi picat kundërmonin shumë.

Akti u pasua nga një debat, gjatë të cilit të dyja palët dyshohet se u shtynë dhe e goditën njëri-tjetrin”, tha policia.
Kur shoferi i taksisë donte të largohej, gruaja i doli para makinës për ta bllokuar, por taksisti 49-vjeçari u largua gjithsesi, duke e marrë përpara atë.
Gruaja mbeti për disa metra mbi kofkën e makinës, para se të binte në rrugë.
Ajo u plagos lehtë, ndërsa shoferi i taksisë u largua me shpejtësi.
Policia e gjeti shoferin pak kohë më vonë dhe i konfiskoi patentën.
Ai tani po hetohet për ndërhyrje të rrezikshme në trafik.


Top Channel
 
Back
Lartë