• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Peshku më i vjetër në një akuarium është 90 vjeç, quhet Methuselah dhe pëlqen ta përkëdhelin

...

Kontributor
LV
0
 

Peshku më i vjetër në një akuarium është 90 vjeç, quhet Methuselah dhe pëlqen ta përkëdhelin​


(Foto: California Academy of Science)

(Foto: California Academy of Science)

Peshku, i cili ndodhet në një akuarium muze në San Francisco dhe me moshën 90 vjeçare sa besojnë biologët, konsiderohet më i vjetri në botë. Megjithatë, nuk është kjo e gjitha që e bën atë të veçantë.

Ky bivalv australian u quajt Methuselah dhe u emërua pas një qenie që jetoi 969 vjet dhe besohet të jetë gjyshi i Noas.

Është 1.2 metra i gjatë dhe peshon rreth 18 kilogramë dhe është sjellë në muze në vitin 1938. Megjithëse nuk është përcaktuar kurrë zyrtarisht, besohet të jetë femër.

Mbajtësi dhe biologu i saj, Allan Jan, pohon se ky peshk nuk është si të tjerët. Është një krijesë e butë që kënaqet me përkëdheljen dhe shoqërinë e njerëzve.

“Ndonjëherë frikësohet, por kryesisht është mjaft e qetë”, pohon ai duke shtuar se ky peshk është unik në ushqimet që ha. Domethënë, i pëlqen të hajë fiq ekskluzivisht të freskët të stinës, asnjëherë të ngrirë.

“I pëlqen gjithashtu të hajë boronica, rrush, peshk, butak, karkaleca dhe krimba toke”, thotë Charles Delbeek, kurator i Akuariumit Steinhart.

peshku1.jpg

(Foto: California Academy of Science)

Publiku mësoi për Methuselah në vitin 1947, kur u shkrua për një “krijesë të çuditshme” me luspa të gjelbër që duken si gjethe angjinare. Shkencëtarët i kanë njohur këta peshq si lidhjen evolucionare midis peshqve dhe amfibëve, pasi ata kanë edhe mushkëri edhe velëza.
Bivalvët australianë janë një specie e rrezikuar dhe në këtë akademi ka edhe dy të tjera, “Medium” dhe “Small”, që të dy janë më të rinj se Methuselah.

/Telegrafi/
 
Back
Lartë