• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Përse na hapet goja

...

Kontributor
LV
0
 
Përse na hapet goja

Përse na hapet goja​


E keni parasysh atë ndjenjën, që është e pamundur për t’i rezistuar… kur të hapet goja. Ndodh tek të gjithë, gjitarë, shpendë, zvarranikë etj.
Por çfarë është hapja e gojës dhe përse ndodh? Në të shkuarën njerëzit kanë pasur shumë teori.

400 vjet para Lindjes së Krishtit, Hipokrati besonte se hapja e gojës hiqte ajrin e keq nga mushkëritë përpara një ftohjeje. Në shekujt e 17 dhe 18, mjekët besonin se hapja e gojës rriste nivelin e oksigjenit të gjak, presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe vetë qarkullimin e gjakut.

Së fundmi, u gjet më shumë konsensus mbi idenë se hapja e gojës qetëson trurin, ndaj kur kushtet ambientale dhe temperatura e vetë trurit rritet, episodet e hapjes së gojës shtohen.

Pavarësisht të gjitha këtyre teorive, e vërteta është se shkencëtarët nuk e dinë funksionin e vërtetë biologjik të këtij procesi kaq të zakonshëm.

Ajo që dihet është se goja u hapet thuajse të gjitha specieve. Ndodh kur një kafshë është e lodhur.

Mund të përdoret si një kërcënim tek disa specie të tjera.
Hapja e gojës mund të ndodhë gjatë periudhave të konflikteve sociale dhe stresit, diçka që kërkuesit e quajnë ‘sjellje të zhvendosjes’.

Hapja e gojës mund të jetë ngjitëse, sidomos tek njerëzit, shimpazetë, ujqërit etj. Duke qenë më empatikë, punët kërkimore tek njerëzit sugjerojnë se këta të fundit kanë më shumë tendencën që të preken nga kjo “sëmundje ngjitëse”.


https://www.syri.net/marketing/cl.php?id=358
 
Sa i lexova titullin, mu hap ?
 
pz haha r muuu hahahahah sa ngjitese pz hahah pa le kur hapet pa ndalim mga hapja e shume te del e ndonje gogesim hahahahahah
 
Ka shum studime shkencore qe pse hapet e derr verr po asnjona sosht nga ato.
O dicka tjeter qe spo e them sepse do bohet si debat ose do meret si qesharake.
 
Back
Lartë