• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Përfundon restaurimi i plotë i 28 ikonave të rralla, thesare të çmuara të Beratit, pjesë e ekspozitës “Thesare të risjella në jetë”

...

Kontributor
LV
0
 

Përfundon restaurimi i plotë i 28 ikonave të rralla, thesare të çmuara të Beratit, pjesë e ekspozitës “Thesare të risjella në jetë”​


Ikonaa



28 ikona me vlera të papërsëritshme i janë shtuar fondit të veprave të artit në Muzeun Ikonografik “Onufri” në Berat. Pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, është çelur në Muzeun ikonografik “Onufri” në Berat ekspozita e veçantë “Thesare të risjella në jetë”.

Pjesë e kësaj ekspozite të rrallë janë bërë 28 ikona dhe objekte të restauruara në Laboratorin e Veprave të Artit në Muzeun e Ikonografisë Onufri dhe në Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Berat.Ikonat me vlera të papërsëritshme janë restauruar tërësisht përgjatë një periudhe 1-vjeçare dhe pas përfundimit të ekspozitës do të jene pjesë e muzut “Onufri”, ku do të mund të vizitohen nga turistët vendas e të huaj.


Në vazhdimësi të aktiviteteve të Ditës Ndërkombëtare të Muzeumeve,Muzeu Ikonografik “Onufri” dhe bashkia e qytetit kanë zhvilluar në ambjentet e jashtme të këtij muzeu një aktivitet artistik, me pjesëmarrjen e aktorë të Teatrit Kombëtar.

Aktiviteti artistik është shoqëruar edhe me këngë e valle të pregatitura nga trupi i kërcimtarëve të Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani”.

(BalkanWeb)
 
Back
Lartë