• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Pep Guardiola në shënjestër, ja kush është klubi që po tenton ta joshë

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
guardiola-526x350.jpg
Pep Guardiola është objektivi kryesor i Paris St-Gemain. Trajnerit të Manchester City i mbeten edhe 16 muaj nga kontrata e tij prej 15 milionë paundësh në vit dhe klubi i ka premtuar zgjatje të saj me rishikim edhe financiar.

Por PSG beson ende se mund ta bëjnë për vete spanjollin duke i ofruar një kontratë spektakolare. Lajmi është publikuar nga mediat britanike.

Në të shkruhet se klubi francez është i vendosur, edhe nëse tratativa do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Shpresat e PSG ushqehen nga fakti se si tek Barcelona ashtu edhe tek Bayern Mynih, Guardiola nuk e vazhdoi kontratën duke thënë se është gati për sfida të reja. Në mes të kësaj situate futet edhe politika.

PSG është në pronësi të Qatar Sports Investments, City është nën kontrollin e Abu Dhabi United Group. Të dy vendet janë në marrëdhënie diplomatike delikate.

Të joshin Guardiolan do të ishte një goditje e madhe për grupin e Katarit. Megjithëse Guardiola është në marrëdhënie të shkëlqyera me drejtuesit e klubit, ka thashetheme brenda ekipit anglez se PSG nuk do të heqë dorë nga tekniku./tvklan
 
Back
Lartë