Abdurahimi është formuar si futbollist në Kroaci, ndërsa mbron ngjyrat e kombëtares maqedonase, ku ka realizuar edhe 1 gol. Sulmuesi firmosi për 1 vitë e gjysëm me Parizanin, ndërsa bëhet e ditur se do të mbajë fanellën me numrin 90-të.
Menjëherë pas Prezanimit, 27-vjeçari foli për kanalin zyrtar të klubit, ku u shpreh:
“Jam i lumtur që tashmë jam pjesë e Partizanit ,një klub dhe emër i madh në kampionatin shqiptar. Drejtuesit më kanë pritur mjaft mirë, po ashtu edhe disa prej miqve të mi që kanë luajtur këtu më kanë folur shumë për Partizanin dhe tifozerinë e kuqe. Dua të jap më të mirën për të realizuar objektivat e përcaktuara nga klubi.”