• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Panucci gati formacionin kundër Izraelit, kush do ta udhëheqë sulmin e Kombëtares

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
panucci17-401x240.jpg
Kombëtarja shqiptare vazhdon me përgatitjet intensive për dy përballjet e radhës me Izraelin dhe Skocinë.

Trajneri Kristian Panuçi po teston lojtarët e grumbulluar për Ligën e Kombeve, me qëllim për të ndërtuar skuadrën me të cilën do të përballet nga minuta e parë nesër me izraelitët në “Elbasan Arena”.

Fakti që shumica e lojtarëve të grumbulluar nuk kanë shumë minuta në këmbë ka bërë që italiani të jetë i kujdesshëm në përzgjedhjen e formacionit. Duke nisur që nga reparti i mbrojtjes e deri në majë të sulmit, italiani ka dyshime të mëdha dhe, me sa duket, nuk është ende i kthjellët për të ndërtuar 11-shen e parë. Me shumë gjasa, do të shikojmë Sindrit Gurin të udhëheq sulmin tonë, ndërsa nuk përjashtohet lënia në stol e Mërgim Mavrajt.

Në seancën e djeshme, italiani e ndërroi shpesh formacionin, ku në shumë raste Mavraj nuk mbante veshur fanellën e titullarit, duke u zëvendësuar nga Veseli.

Ndoshta janë përzgjedhje paraprake dhe italiani do të vendosë vetëm disa orë para ndeshjes se kush do të zbresë në fushë nga minuta e parë nga 25 futbollistët e grumbulluar për këto dy ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve, por pritet që të shikojmë një Shqipëri të “vjetër”.

Me Strakoshën në portë, në mbrojtje katërshja do të jetë Hysaj nga e djathta, Agolli nga e majta dhe Mavraj e Gjimshiti në qendër.

The post Panucci gati formacionin kundër Izraelit, kush do ta udhëheqë sulmin e Kombëtares appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë