Mauro Icardi ka zgjuar interesim nga Kina.
E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” shkruan se një klub kinez e vlerëson sulmuesin e Interit në nivelin e shitjes së Neymarit nga Barcelona në Paris Saint-Germain.
Neymar u shit për 222 milionë euro kurse klubi kinez – emri i së cilit nuk është bërë i ditur – është i gatshëm të paguajë një ofertë të tillë për blerjen e argjentinasit, përcjell “lajmi.net”.
“Vlera e argjentinasit dhe imazhi i tij në Kinë shihet si i barabartë me atë të fenomenit të ri të PSG-së”, shkruan ‘Tuttosport’. /Lajmi.net/