• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Oferta e pabesueshme: Iniesta, të japim 27 milionë euro dhe të blejmë 6 milionë shishe vere

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
MG_9783X-700x461-401x264.jpg
Një ortek me para dhe miliona shishe vere. Kjo është oferta e presidentit të skuadrës kineze Chongqing Dangdai, Lizhang, mbi tryezën e Andres Iniestës.

Sipas “El Mundo Deportivos”, që ka patur mundësi të shohë detajet e kontratës, mesfushorit thuajse 34 vjeç i ofrojnë 27 milionë euro neto në sezon për tre vitet e ardhshme, pagë e cila kalohet vetëm nga shuma që përfitojnë Lionel Messi dhe Neymar Junior dhe që është shumë më e lartë se paga e Cristiano Ronaldos.

Por jo vetëm kaq, sepse në oferta përfshihet edhe blerja e 6 milionë shishe verë “Bodega Iniesta”, me kosto 6 euro/copa.

Përfitimet për Iniestën do të jenë edhe më të larta nga të ardhurat që do të sigurohen nga të drejtat e imazhit, që futbollisti dhe klubi do t’i ndajnë 50 me 50, transmeton “SuperSport”.

“Truri” i mesfushës së Barcelonës të premten e kaluar njoftoi lamtumirën nga klubi ku ka kaluar të gjithë karrierën e tij, por pa e zbuluar destinacionin e ri.

E me sa është zbuluar, oferfta e Chongqing nuk ishte e vetme nga Kina, ndërsa mundësinë për t’u transferuar te Manchester City futbollisti e hodhi poshtë duke deklaruar se nuk mund të luante kundër Barcelonës, sigurisht nëse shorti i Championsit do t’i vinte përballë.
 
Back
Lartë