• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Njerëzit nuk e kuptojnë se të kanë humbur...

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
Nuk e kuptojnë se ti kishe nevojë për një fjalë që nuk t’u tha kurrë. Për një vëmendje që nuk t’u dha kurrë. Për një gjest që, në një moment të caktuar, e ndieje të domosdoshëm, por që nuk u bë kurrë.
Njerëzit nuk e kuptojnë se të kanë humbur kur të nxjerrin në plan të dytë. Kur të shtyjnë për më vonë, për atëherë kur të kenë më shumë kohë dhe më pak gjëra të rëndësishme për të bërë.
Nuk e kuptojnë se të kanë humbur kur nuk e dëgjojnë heshtjen tënde. Kur nuk arrijnë ta rrokin nevojën tënde për prani, qetësim, ngrohtësi, edhe pse ti nuk ua kërkon ato kurrë dhe ata as që denjojnë të të pyesin.
Njerëzit nuk e kuptojnë se të kanë humbur kur, edhe për gjëra të vogla, e tradhtojnë besimin tënd. Kur të lënë në pritje. Kur të vënë pas gjërave të tjera në listë.
Nuk e kuptojnë se të kanë humbur kur nuk i vënë rëndësi asaj që ti thua, apo që e ke të shtrenjtë.
Të kanë humbur kur nuk të pyesin asnjëherë se si je. Kur nuk shqetësohen për ty. Kur nuk e konsiderojnë gjendjen tënde dhe kur me indiferentizëm të thonë se, “çfarëdo që të ndodhë, ty gjithsesi nuk të gjen gjë”.
Njerëzit nuk e kuptojnë se të kanë humbur kur nuk ta tregojnë me vepra atë çka ndiejnë për ty. Kur nuk ta dëshmojnë se të kanë përzemër. Kur nuk të thonë kurrë se të duan dhe se je vërtet i thesartë për ta.
Të kanë humbur kur të bëjnë të ndihesh si një kalimtar më shumë në jetën e tyre, një kalimtar që edhe mund të mos ishte fare.
Njerëzit nuk e kuptojnë se të kanë humbur... Se për shkak të shumë mungesave të vogla, të shumë boshësive të vogla, të shumë shkujdesjeve të vogla, të shumë harresave të vogla, ti u largohesh atyre çdo ditë e më shumë; madje, as nuk arrin ta shpjegosh arsyen se pse.
Dhe nuk bëhet fjalë asnjëherë për një episod apo një gjest të vetëm. Jo. Në çdo herë që përsëriten të tilla gjëra karshi teje, ti ndihesh gjithnjë e më ndryshe. Gjithnjë e më vetëm.
Njerëzit e kuptojnë se të kanë humbur, vetëm atëherë kur një gjë e tillë ka ndodhur tashmë.
Laura Messina
Në shqip: Klodi Smajlaj
 
Kush nuk ta di dhe ta vlereson ate per te silen ti je dhe reflekton, udha e mbare apo edhe me gropa i qofte. Dikush atje tehu, do te ta vleresoje dhe do te te jape ate qe ti meriton.
 
Back
Lartë