• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Një tjetër goditje për Bayern, këtë herë nga Arsenali (FOTO)

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
11448eed-2408-4f4f-83fd-c083de3461dd-401x300.png
Te Bayern Munchen zhgënjimet vijnë njëra pas tjetrës. Pas eliminimit nga Champions League nga Real Madridi (edhe pse me polemika të mëdha për shkak të gjykimit), për gjermanët vjen një tjetër betejë e humbur.

Arsenali është treguar më i shpejtë dhe bindës dhe ka arritur që të gjejë akordin me talentin turk Caglar Soyuncu.

Lojtari 21 vjeçar është pjesë e Freiburg-ut në Gjermani, por presidenti i ish- klubit të tij, Altinordu, Seyit Mehmet Ozkan, deklaroi se “topiçinjtë” do të firmosin me futbollistin duke mposhtur kështu konkurrencën e Bayern-it.
fc8fac5d-2401-4948-b21b-ec8ed7955ef6.jpg
Caglar Soyuncu luan si mbrojtës qendre dhe deri më tani ka luajtur 25 herë me skuadrën gjermane që luan në Bundesliga. Gjithashtu, ai ka luajtur në dy takime të Ligës së Evropës.

12278805_1080374345328536_1884798321576084476_n.jpg
Futbollisti 21 vjeçar cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë të Bundesliga-s. Dëshira e tij është që të transferohet në Premier League dhe për Bayern kjo është një goditje e fortë, ndërsa gjithnjë ka synuar që të afrojë më të mirët e kampionatit në skuadër.

Kjo pasi për ata do të ishte më e lehtë që të integroheshin dhe do ta forconin edhe më shuam ekipin. Nisur nga mosha, Soyuncu shikohet si një investim i mirë për të ardhmen./lajmifundit.al
 
Back
Lartë