• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Një qytetërim që daton 6500 vjetë para Krishtit

...

Kontributor
LV
0
 

Një qytetërim që daton 6500 vjetë para Krishtit i “varrosur” në tabanin e Detit të Veriut​






Nga Albert Vataj

Mund të quhet fare mirë Atlantisi britanik. Një botë e fshehur nën ujë, e gëlltitur nga Deti i Veriut është zbuluar kohët e fundit nga zhytësit që punojnë me ekipet shkencore të Universitetit St Andrews, në Britaninë e Madhe. Vendi që dikur ka qenë i banuar, i quajtur Doggerland, një zonë e madhe e përbërë nga tokë e thatë që shtrihej nga Skocia në Danimarkë, është përmbytur nga uji në mënyrë graduale, duke nisur nga 18.000 vjet p.e.s deri në 5.500 vjet p.e.s.

Zhytësit kanë zbuluar mbeturinat e një ‘bote mbytur’ me një popullsi prej dhjetëra-mijëra njerëzish, që mund të ketë qenë dikur “zemra e vërtetë” e Europës.

Një ekip klimatologësh, arkeologët dhe gjeofizikanësh kanë rikrijuar hartën ku shtrihej zona dikur e banuar, duke përdorur të dhëna të reja të mbledhura nga disa zhytës të kompanive të naftës – dhe janë në gjendje të përcaktojnë shtrirjen e plotë të një ‘toke të humbur’, dikur të populluar edhe nga mamuthët.

Studiuesit thonë se popullsia e këtyre vendeve të mbytura mund të ketë qenë me dhjetëra mijëra, dhe ata jetonin në një zonë shumë të gjerë, që shtrihej nga Skocia Veriore deri në Danimarkë.

Zona pretendohet që dikur të ketë qenë “zemra e vërtetë” e Europës dhe u mbyt si rezultat i goditjes nga një ‘cunami shkatërrues’, pretendojnë studiuesit. Sipas tyre, sipërfaqja e mbytur në Detin e Veriut është shumë më e madhe se disa shtete moderne të Europës së sotme.
 
Back
Lartë