• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Një e vdekur e 31 të helmuar nga mishi i pagatuar i qingjit në restorantin britanik

...

Kontributor
LV
0
 

Një e vdekur e 31 të helmuar nga mishi i pagatuar i qingjit në restorantin britanik​




shef.png



Një person ka humbur jetën dhe 31 të tjerë u shtruan në spital pasi hëngrën në një restorant në Britani “shepherd’s pie“, pastiçen tradicionale me mish të grirë qingji, të papjekur si duhet

Dreka e organizuar nga një grup bashkësie komunitare përfundoi në tragjedi Northamptonshire, ndërsa kuzhinieri përgjegjës për gatimin John Croucher, u dënua me katër muaj burg.
Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2018 por dënimi u dha vetëm dy ditë më parë nga gjykata, shkruan e përditshmja The Guardian.

“Më 8 tetor 2018, 35 banorë të fshatit shkuan për drekën e përbashkët në barin ‘Crewe Arms’. Tridhjetëedy prej tyre porositën pastiçen me mish të grirë dhe të gjithë u sëmurën, ndërsa 92-vjeçarja Elizabeth Neuman, humbi jetën si pasojë e një hemorragjie gastrointestinale. Të tjerët u shtruan në spital“, tha gjykatësja Sarah Campbell teksa lexonte vendimin.

“Atë ditë gatuante Croucher i cili tentoi të përgatiste me shpejtësi ushqimin, duke e gatuar në mënyrë të pamjaftueshme, pa verifikuar pjekjen e mjaftueshme apo temperaturën në momentin e servirjes”.

Kuzhinieri u dënua me katër muaj burgim dhe një vit pezullim të liçencës për “shkelje të normave ushqimore”.

“Është e rëndë ta pranoj por po veproja me të shpejtë. Ky episod po shënon jetën time. Tani më duhet të verifikoj çdo gjë. Tani ndjehem një shef më i mirë kuzhine. Është për të ardhur keq që për të arritur deri këtu duhej të paguhej një kosto kaq e madhe”, tha i dënuari Croucher gjatë senacës gjyqësore.



be-1-1.png


be-2-1.pngbe-3-1.png

Më 8 tetor 2018, 35 banorë të fshatit shkuan për drekën e përbashkët në barin ‘Crewe Arms’







Top Channel
 
Back
Lartë