Kjo javë ka rezervuar shumë derbi në futboll, ndeshje të cilat mund të nxjerrin edhe kampion të rinj në disa liga.
Në Francë, Holandë, Itali, Portugali, Skoci e Gjermani, sot (e diel) do të ketë përplasje të skuadra të mëdha mes vete.
Nga ora 20:45, në Seria A zhvillohet derbi mes Lazios dhe Romës. Të dy skuadrat kanë nga 60 pikë, dhe do të kërkojnë maksimumin për të vazhduar luftën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Në Francë, PSG mund të shpallet kampion nëse fiton ndaj rivalëve të Monacos, e njëjta mund t’i ndodhë edhe PSV, nëse mposht Ajaxin.
Në Portugali, kemi përballjen e rivalëve të mëdhenj, Portos dhe Benficas.
Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo në Skoci, ku Celtic pret Rangersin, ndërsa në Bundesligë, Schalke takohet me Borussia Dortmundin./Lajmi.net/