• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Një bisedë me Vito Kapon

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Nga Xhevdet Shehu

Dje unë bisedova me Vito Kapon ish luftëtaren e shquar antifashiste dhe ish-bashkëshorten e Hysni Kapos, një nga figurat më të rëndësishme të luftës partizane.

Emri i Vito Kapos është mbështjellë me mister dhe shpesh edhe me spekulime sa herë janë përmendur apo komentuar ngjarje të rëndësishme të atij regjimi, por sidomos ato që lidhen me vdekjen e Hysni Kapos. Ka dhënë tek-tuk ndonjë intervistë, por prania e saj në jetën publike ka qenë mjaft e rrallë.

Ndihet krenare që ka qenë pjesëmarrëse me uniformë partizaneje në atë luftë. Para tre vjetësh gjatë një bisede ajo më tregoi për demonstratën e parë antifashiste të 28 nëntorit 1941 ku ka marrë pjesë bashkë me Nexhmije Hoxhën, foli për aksione konkrete në Tiranë e Gjirokastër, për sakrificat e panumërta, për organizimet e para partizane dhe ngritjen e celulave të Partisë Komuniste.

Doemos flet më gjatë për Hysni Kapon, një nga figurat më të rëndësishme të Luftës Antifashiste dhe një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të Shqipërisë së pas luftës, me të cilën ajo lidhi jetën dhe nuk u nda asnjë ditë prej tij deri sa ai vdiq në shtator të vitit 1979. Flet me një adhurim të veçantë për Hysniun, duke çmuar pjekurinë, maturinë dhe trimërinë e tij për të përballuar sfidat e kohës deri në fundin e jetës.

 Vito Kapo dhe gazetari i DITA, Xhevdet Shehu

Vito Kapo dhe gazetari Xhevdet Shehu


Por biseda e djeshme nuk kishte të bënte me Hysni Kapon, por me Luftën Antifashiste.

Vito është krejtësisht e qartë dhe e prerë në këtë pikë, e padashje bëhet pjesë e këtij debati, duke kundërshtuar të gjithë ata që e mohojnë luftën antifashiste.

Dëshiron t’i përcjell të fala historianit Paskal Milo dhe më thotë se e çmon shumë mendimin dhe punën e tij.

“Paskal Milon e çmoj sidomos për mbrojtjen që i ka bërë Luftës gjatë këtyre 30 viteve, në një kohë që ajo ka qenë vazhdimisht e sulmuar nga ish-kolaboracionistët dhe pseudo historianët që kërkojnë të errësojnë një periudhë frymëzuese dhe shembull – dhënëse të historisë sonë kombëtare. Është e drejta e tyre të mos pajtohen me komunizmin, po me luftën antifashiste ç’kanë?”

– Je në një moshë me Manolis Glezosin e Greqisë, – i them pasi bisedojmë për një qëndrim në Dita javën e shkuar të një prej simboleve të antifashizmit europian.

Vito Kapo është sot 97 vjeç.

Me shaka më thotë se mbase ma shtojnë jetën neofashistët e sotëm.

Kur i thashë se sa qëndron teza se antifashizmi pa armë dhe pa uniformë është ai që duhet promovuar këtë 75 vjetor si lloji i qëndresës që i bën nder Shqipërisë, Vito Kapo qesh dhe nuk e përmban ironinë.

– Po ç’janë këto budallallëqe? Po si mund të fitohej pa armë dhe pa uniformë kundër një pushtuesi të armatosur? Është kollaj që pas kaq shumë vitesh të thuash përralla të tilla por, e vërteta është krejtësisht ndryshe. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e çliroi dhe e shpëtoi Shqipërinë. Këta po përpiqen t’i japin një vend ndryshe në histori Ballit Kombëtar. E kanë gabim. Nuk ka lavdi kolaboracionizmi. Është historia e bashkëpunimit me pushtuesin dhe është një histori e turpshme

Këtu është bërë një luftë heroike dhe këtë luftë e bëmë ne, bij e bija të varfër të këtij populli. Ishim 70 mijë partizanë, ranë 28 mijë nuk zbrazi pushkë Balli kundër okupatorit, kjo është e vërteta. Ashtu si edhe Enver Hoxha ka qenë komandant i përgjithshëm i një lufte çlirimtare. Janë bërë gabime? Po, dhe ne vetë i kemi pranuar. Në luftë bëhen gabime”.

Para disa muajsh lexova kujtimet e një ish-partizani të Brigadës së Parë Sulmuese. Hajredin Meçe quhet ai partizan. Dhe ai tregon se si në janarin e vitit 1944 i shpëtoi jetën një partizaneje që kishte rënë në një gropë dhe po vdiste nga të ftohtët. Më vonë mori vesh se ajo partizane quhej Vito Kondi…

Ia thashë Vito Kapos këtë episod dhe ajo, pasi u mendua pak, më tha:

-Është plotësisht e vërtetë. Ai partizan, Hajredin Meçja më ka shpëtuar jetën duke më rrahur. Po vdisja pasi isha thuajse e ngrirë. Ai më këputi ca dacka (shuplaka) që më sollën në vete…

Ish-partizania 97 vjeçare Vito Kapo nuk e gëlltit dot gjestin e nderimeve zyrare për Mit’hat Frashërin, me ç’rast vetetanëve të LANÇL iu tha të ulin kokën.

– Mit’hati jo vetëm ka qenë kryetar i Ballit Kombëtar, por edhe kryekolaboracionisti i asaj lufte. Ai nuk e meritonte atë nderim. Rehabilitimi i Mit’hatit nuk është thjesht vetëvrasje për Edi Ramën. Është vetëvrasje për Partinë Socialiste, – thotë shkoqur Vito Kapo.

Mandej, ajo shton se tek rehabilitimi i tij e kanë zanafillën të gjitha qëndrimet kundër luftës antifashiste nacionalçlirimtare gjatë këtij viti.

Dhe jo rastësisht përmendëm heqjen e emrit të Qemal Stafës nga stadiumi i futbollit, veprimtarinë e institutit të studimeve për pasojat dhe krimet e komunizmit, nxirjen sistematike të luftës antifashiste dhe rehabilitimin dhe dekorimin e një sërë figurash kriminelësh të kohës së luftës dhe pas saj si Halil Alia, Hamit Matjani, Kadri Cakrani,

Gjatë bisedës së djeshme, Vito Kapoja më tha se 75 vjetori i çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre brenda vendit duhet të përkujtohet me madhështinë që i takon për simbolikën që mbart.

Ajo tha se habitet me hezitimin e qeverisë për ta përkujtuar fitoren mbi fashizmin, me mungesën e një programi të pashpallur ende për këtë vit jubilar kur edhe vetëm tre muaj na kanë mbetur nga 29 Nëntori.

Por mbase nuk është dhe aq për t’u çuditur…
 
Back
Lartë