• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Në kërkim të Perandorisë Asteke

...

Kontributor
LV
0
 
Në kërkim të Perandorisë Asteke


Arkeologët kanë gërmuar sërish në kullën Aztek, e mbushur me kafka njerëzore. Ajo ndodhet nën qendrën e qytetit të Meksikës. Kulla është zbuluar në vitin 2015.

Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë tha se janë zbuluar 119 kafka të tjera. Aztekët ishin një grup popujsh të cilët dominonin në pjesën qendrore të Meksikës nga shekujt XIV deri në XVI.

Fundi i Perandorisë së tyre erdhi kur territoret e Meksikës u pushtuesit nga spanjollët, të udhëhequr nga Hernan Cortes.

Sipas arkeologëve, ndërtimi i kullës ka ndodhur në tri faza, pasi daton midis viteve 1486 dhe 1502. Ata kishin pritur të gjejne kafkat e luftëtarëve, por gjithashtu u zbuluan kafkat e fëmijëve dhe grave dhe kjo ngriti pikëpyetje rreth sakrificës njerëzore në Perandorinë Azteke.

Arkeologu Raul Barrera është shprehur se “nuk mund të themi se sa prej këtyre individëve ishin luftëtarë, ndoshta disa ishin robër të destinuar për ceremonitë e flijimeve”.

Klan Plus
 
Back
Lartë