• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ndalohet hyrja me targa serbe në Kosovë/ Do vendosen targa të përkohshme

...

Kontributor
LV
0
 

Ndalohet hyrja me targa serbe në Kosovë/ Do vendosen targa të përkohshme​



sss-5.jpg



Mjetet me targa të Serbisë nga dita e sotme ndalohen të hyjnë në Kosovë.
Dokumenti është nënshkruar sot, nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Ministria e punëve të brendshme, së bashku me policinë e kosovës, në kuadër të aktiviteteve të zakonshme si dhe me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues, është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare. veprimet kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve.

me këtë rast, mpb-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2014, ka nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të serbisë dhe hyjnë në territorin e republikës së kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare.

njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “ks” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e ministrisë së punëve të brendshme janë ato me denominimin “rks”.

situata është e qetë. policia e kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave”
, shkruan ministria.





rk.jpg








Top Channel
 
Sa e ndegjova ne radio. Mduket vendim qe eshte dasht me u marr ma heret madje
 
a thu a asht pyet drejtori i top kanalit qe ishte per ndamjen e Kosoves ...

kane edhe ftyra, top kanali sduhet te flas fare per kosoven ....

gjeni burime te tjera ....

nuk jam ndakort, me ate qe po ban Albini, ay duhej me fillu qe me kohe me targat duke fut inicialet e Dardanise
 
Back
Lartë