• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Na mban jashtë orarit dhe s’na paguan”, Nusreti paditet nga punonjësit

...

Kontributor
LV
0
 

“Na mban jashtë orarit dhe s’na paguan”, Nusreti paditet nga punonjësit, ja çfarë thonë avokatët​


Famous Chef Nusret Saltbae

lg.php


Nusreti, njihet për stilin e veçantë të hedhjes së kripës dhe përgatitjen e biftekut të shijshëm.

Kuzhinieri i famshëm me famë botërore, Nusret Gokçe është paditur nga punonjësit e tij për punë jashtë orarit dhe për paga të vogla.

Kuzhinieri, i cili është pronari i një rrjeti restorantesh në disa vende të botës, akuzohet se ka detyruar punonjësit që të punojnë më shumë.

Sipas avokatit të paditësve, këta persona të gjithë shtetas turq, pasi u punësuan nga zyrtarët e kompanisë, iu kërkua të shkonin në Shtetet e Bashkuara për të punuar në restorantet me famë ndërkombëtare të biznesmenit të njohur. Sidoqoftë, pasi mbërritën në Shtetet e Bashkuara dhe ranë dakord për një pagë fikse javore, ata u detyruan të punonin më shumë se 70 orë në javë pa u paguar për punën jashtë orarit.

Ndër të tjera, ata thanë se “Nusret ishte agresiv në menaxhimin e restorantit, duke mallkuar shpesh punonjësit dhe duke i fajësuar ata për gabimet e punonjësve të tjerë.”

Sakaq, Nusreti, njihet për stilin e veçantë të hedhjes së kripës dhe përgatitjen e biftekut të shijshëm. Ushqimet e tij preferohen së tepërmi dhe restorantet, frekuentohen nga njerëz të famshëm të botës, përfshirë aktorë e futbollistë.


(BalkanWeb)
 
Kan qene keq per leke !

Se ka dal moda tani abuzoi me mu sna pagun me perdhunoi kur bohet fjale per vipa!
 
Mund te shtoje nje fakt per lokalin qe ka ne Mykonos ..kur vjen ne Mykonos dhe sherben tavolinat ai vet ,50% e tips I kalojne ketij dhe 20% te tips I mer gjithsesi lokali me arsyen qe e gjithe klientela eshte e lokalit apo Nusterit!!
 
Back
Lartë