• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Muzika është një gjuhë universale

U

Universal

Guest


Të gjitha kulturat e shijojnë muzikën pavarsisht qëllimit të saj: të shoqërojnë një vallëzim, të qetësojnë një bebe apo për dashuri. Një grup ekspertësh nga universiteti i Harvardit i udhëhequr nga Samuel Mehr dhe nga Manvir Singh propozuan të demostrojnë që kulturat jo vetëm që ndajnë shijen për muzikën, por edhe që janë të afta të interpretojnë qëllimet e saj pavarsisht origjinës. Për këtë ekipi i Mehr-it dhe Singh-it u kërkoi 750 përdoruesve të internetit nga 60 vende që të dëgjojnë fragmente të shkurtra prej 14 sekondash, këngë të 86 shoqërive që përfshinin gjahtarë, mbledhës, blegtorë dhe agrarë.

Pasi i dëgjonin këto fragmente, pjesëmarrësit u përgjigjeshin 6 pyetjeve që tregonin perceptimin e tyre mbi funksionin e çdo kënge. Këto pyetje vlerësonin shkallën në të cilën dëgjuesit besonin se çdo këngë përdorej për të kërcyer, për të qetësuar një bebe, për të shëruar sëmundje, për të shprehur dashuri, për duele ose për të rrëfyer histori. Kishte një kleçkë, asnjë nga këto këngë nuk kishte të bënte me duelet apo dhe me të rrëfyerit e historive. Këto opsione ishin përfshirë për të ngatërruar dëgjuesit. “Pavarsisht diversitetit të muzikës nga lloje të ndryshme kulturash, natyra jonë njerëzore mund të jetë në bazë të strukturave muzikore që tejkalojnë diferencat kulturore,” – u shpreh Mehr. Në total pjesëmarrësit dëgjuan më shumë se 26 mijë fragmente dhe nxorën më shumë se 150 000 vlerësime, 6 për çdo këngë. Pavarsisht mungesës së familjarizimit të pjesëmarrësve me shoqëritë e prezantuara, marrjes së mostrave të rastësishme, kohëzgjatja e shkurtër dhe diversiteti të muzikës, klasifikimet treguan përfundime të sakta dhe ndërkulturore të besueshme rreth funksioneve të këtyre këngëve. “Studimi ynë, – u shpreh Singh, – tregon që psikologjia jonë prodhon modele thelbësore në këngë që tejkalojnë diferencat tona të thella kulturore. Kjo tregon se përgjigjet tona emocionale dhe të sjelljeve ndaj stimujve estetikë janë dukshëm të ngjashëm në popullata gjerësisht të ndryshme.” / Bota.al
 
Back
Lartë