• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Mutacioni i ri i Covid-19 në Britani/ Disa vende te BE ndërpresin fluturimet për të ndaluar përhapjen

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
LV
0
 
Italia dhe Austria i janë bashkuar Holandës dhe Belgjikës dhe me shumë gjasa pritet të bashkohen edhe Franca, Gjermania dhe Irlanda, vendeve që kanë ndaluar udhëtarët nga Britania të udhëtojnë me avion nga ishulli drejt vendeve të tyre për shkak të frikës se mutacionit të ri të koronavirusit të zbuluar në Londër dhe në jug dhe lindje të Anglisë.

Sipas Ministrit britanik të Shëndetësisë, Mat Hencock, “kemi të bëjmë me një virus shumë të rëndë që ka dalë jashtë kontrollit”, për shkak se ka një nivel transmetueshmërie që shkon në 77 për qind me shumë se variantet e njohura deri më sot. Nuk dihet origjina se nga ka ardhur, por mendohet se ka më shumë se një muaj që ka mbërritur në ishull.
Belgjika ka ndërprerë edhe lidhjet hekurudhore me Londrën, përmes Eurostarit që lidh Londrën me Brukselin.
Ndërkohë ka shqetësim ne radhët e komunititet shqiptar në Britani, një pjesë e të cilëve kanë prerë biletat për festat e fundvitit për të fluturuar drejt Tiranës nga aeroporti i Luton dhe Heathrow të Londrës. Jo pak kanë vendosur të mos fluturojnë nga shqetësimi se mund të infektojnë njerëzit dhe të afërmit e tyre në Shqipëri e cila po kalon një krizë serioze të pandemisë, ku infektimi me mutacionin e ri do ishte akoma më problematik për shëndetin publik.
Deri tani linjat ajrore që ende fluturojnë drejt Tiranes, si Wizzair ashtu edhe British Airways ende ofrojnë bileta për udhëtime në Shqipëri.
Masat për ndalimin e fluturimeve pritet të zgjasin deri në ditët e para të janarit.
Nga e diela Londra dhe Anglia jugore dhe ajo Lindore kanë kaluar në lockdown, ose nivelin e katërt më të ashprin e masave shtrënguese, çka ishte e dukshme nga zbrazëtia më e madhe e rrugëve dhe jetës në kryeqytet gjatë kësaj të diele.

Top Channel
 
Hajde mashtrime,hajde. Paska nje muaj qe ka mberritur ne ishull ,nuk e dijne se nga ka ardhur. Ka ardhur nga virusi qe ekzistonte,se ka pesuar mutacion. Vete e thone,por as vete nuk e dijne se cfare shkruajne. Mbyllen nje bote te tere per nje grip. Po harxhojne miliarda per te shpikur vaksinat e nje semundjeje,qe sherohet fare mire me ilaçe. O Zot,kush i ben keto lojera te ndyra ne kurriz te popujve?
 
Cfare thone sot, nuk e thone neser. Aspak nuk u duhet besuar mediave. Krejt rrena dhe mashtrime asgje tjeter. Nuk mu... ka pesuar virusi. Pse nuk japi mediat qe stafet mjeksore ne spitalet e gjermanis kan refuzuar te vaksinohen edhe pse u kerkohet me detyrim? Pse nuk japin mjeket qe e kundersjton vaksinen?
Loje e piset po behet ketu dhe njerzit prap jan te paafte te logjikojne aq shume kan arritur te manipulojne masen.
Njerez pa shtyll kurrizore pa allate.
Bejeni vaksinen dhe mire iu beft.
 
Back
Lartë