• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Mundohuni të shtoni dozat e fantazisë”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dashi

Gjatë kësaj dite askush nuk do e ketë të lehtë të marrë diçka nga ju sepse do jeni të zotët e vetes. Për ju të dashuruarit, duke qenë se asnjë planet nuk do ndikojë drejtpërdrejt, nuk do ketë ndryshime të mëdha të enjten.

Demi

Gjatë kësaj dite do i mendoni me kujdes gjërat dhe do ecni me plane. Emocionet do i matni dhe do arrini të bëni më të mirën në çdo fushë. Për ju të dashuruarit pritet një ditë shumë e bukur.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do jeni më të karikuar dhe do i bëni gjërat me shumë dëshirë. Probleme serioze nuk keni për të pasur në asnjë moment. Për ju që jeni në një lidhje do jetë ditë e qëndrueshme.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do iu kushtoni më shumë rëndësi gjërave pa lidhje dhe kjo do e përkeqësojë situatën në çdo fushë. Kthehuni sa më parë në realitet që mos lëndoheni.

Luani

Gjatë kësaj dite do e doni edhe më shumë veten dhe do bëni atë që është më e mira për ju. Përgjithësisht ngjyrat do mbizotërojnë. Ju që jeni në një lidhje dhe keni kohë së bashku nuk do përballeni me asnjë problem.

Virgjëresha

Mundohuni të shtoni dozat e fantazisë gjatë kësaj dite sepse në të kundërt keni për të futur në një atmosferë shumë të trazuar. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni sa më të hapur dhe të mos iu besoni aspak atyre që do iu thonë personat e tjerë.

Peshorja

Më e mira do jetë t’i merrni gjërat sa më shtruar gjatë kësaj dite dhe mos kërkoni të ndryshoni asgjë me inat. Vetëm ashtu do ju shkojnë gjithçka si duhet. Për ju të dashuruarit klima do jetë pasiononte.

Akrepi

Të udhëhequr nga Hëna të enjten do i keni gjërat edhe më të qarta. Do e kaloni edhe periudhën delikatë e të trazuar të ditëve të fundit. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e mirë kjo e enjtja.

Shigjetari

Për shkak të Hënës dhe Mërkurit të enjten nuk do keni më dyshime për asgjë dhe do dini çfarë hapash të hidhni në çdo fushë. Ju që jeni në një lidhje do keni më shumë se kurrë besim tek partneri.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do doni të argëtoheni sa më shumë dhe nuk do mendoni për pasojat që mund të vijnë. Nëse jeni në një lidhje përgatituni për ndonjë aventurë të këndshme.

Ujori

Ditë pozitive pritet të jetë kjo e enjtja, por pa ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme. Venusi do jetë shumë i favorshëm për sa iu përket çështjeve të zemrës, por Plutoni do ndikojë negativisht.

Peshqit

Gjatë kësaj dite duhet të reflektoni me kujdes para se të veproni sepse gabimet do ua ndërlikojnë gjërat. Nëse keni një lidhje do kaloni momente paksa delikate dhe e gjithë kjo falë influencës negative të Saturnit.
 
Back
Lartë